Kosova është vonuar për aplikim në KE dhe UNESCO - Insajderi
×
Kulturë

Kosova është vonuar për aplikim në KE dhe UNESCO

Insajderi
21 February 2017 - 10:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, dhe drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, kanë thënë se Kosova është vonuar në procesin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO.

“Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës mendoj se është një proces shumë i vonuar. Kosova është ndër vendet jo anëtare e cila ka përfshirë në Kushtetutën e saj të gjitha konventat e KE-se, por është vendi i vetëm që nuk mund t’i shfrytëzojë mekanizmat të cilat i ofron kjo organizatë”, ka thënë Kryeziu

Sipas Kryeziut Kosova duhet të koordinohet më vendet përkrahëse Gjermania, Franca Britania dhe ShBA për të shtyrë përpara aplikacionin e Kosovës.

Anëtarësimi në KE është një proces që zgjat. Kosovës i duhen së paku dy apo tre vjet pas aplikimit deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë. Kështu që, mendoj se Qeveria nuk duhet të humbë kohë dhe duhet që sa më parë në koordinim me vendet e lartcekura ta dërgojë aplikacionin për anëtarësim”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërsa sa i përket anëtarësimit në UNESCO, Hoti e Kryeziu kanë theksuar se Kosova në koordinim më të madh me vendet përkrahëse duhet të marrë vendimin për riaplikim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark