Kosova hap Ambasadën në Malajzi, e përuron presidentja Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova hap Ambasadën në Malajzi, e përuron presidentja Osmani

    Insajderi
    02 May 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republika e Kosovës ka hapur Ambasadën e saj në Kuala Lumpur, Malajzi.

    Në ceremoninë e përurimit mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se kjo ambasadë përfaqëson një dritare të re për vendin, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim më të thellë me Malajzinë.

    Postimi i plotë i presidentes Osmani:

    “Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.

    Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë.

    Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi.

    Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark