Mbrëmjen e së martës presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka mbajtur një takim urgjent me disa prej ministrave të kabinetit të tij.
Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit të BQK-së që vetëm valuta euro të përdoret në Kosovë për operacione me para të gatshme, raportoi Tanjug.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, që është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Serbët në Kosovë e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se ai do të pamundësojë që ata të përdorin dinarin serb për të kryer pagesa me para të gatshme.