×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i bashkohet deklaratës së ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Gaza

    Insajderi
    11 August 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së përbashkët të presidentit amerikan Joe Biden, homologuttë tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, dhe emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ku aty thuhej se është koha për të sjellë lehtësim të menjëhershëm si për popullin e shumëvuajtur të Gazës, ashtu edhe për pengjet e shumëvuajtura dhe familjet e tyre.

    Në deklaratë theksohet se ka ardhur koha për të përfunduar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve dhe të arrestuarve.

    “Ne të tre dhe ekipet tona kemi punuar pa u lodhur gjatë shumë muajve për të krijuar një marrëveshje kuadër që tani është në tryezë dhe kanë mbetur vetëm detajet e zbatimit për t’u përfunduar. Kjo marrëveshje bazohet në parimet e përshkruara nga Presidenti Biden më 31 maj 2024 dhe miratuar nga Rezoluta 2735 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet mes tjerash në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Aty tutje paralajmërohet se s’ka më kohë për të humbur dhe as justifikime nga asnjëra palë për vonesa të mëtejshme.

    “Është koha për të liruar pengjet, për të filluar armëpushimin dhe për të zbatuar këtë marrëveshje”, theksuan liderët.

    “Si ndërmjetës, nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur të paraqesim një propozim përfundimtar lidhës që zgjidh çështjet e mbetura të zbatimit në një mënyrë që përmbush pritshmëritë e të gjitha palëve”.

    “Ne u kemi bërë thirrje të dyja palëve që të rifillojnë diskutimin urgjent të enjten, më 15 gusht në Doha ose Kajro për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark