×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kosova ia mësynë Berlinales me gjashtë filma

    Insajderi
    01 November 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga data 16 deri më 18 nëntor Qendra Kinematografike e Kosovës, do të shfaqë gjashtë filma në Ljublanë për tu vlerësuar nga selektorët e festivalit të Berlinalës.

    Filmat e shfaqur janë të metrazhit të gjatë dhe në qoftë se përzgjodhën ata do të hyjnë në garën e festivalit të madh të kategorisë ‘A’.

    Në këtë kategori janë filmat, “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, “Histori maje Kulmi” me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela, “Na ishte një herë në Kosovë” me skenar nga Jeton Kulinxha dhe regji nga Eki Rrahmani, “Gjumë dhe Dashuri” me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti dhe “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi që është koproduksion i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

    “Këta filma janë të mbështetur nga QKK në vite të ndryshme të konkursit dhe janë të gatshëm për shfaqje”, shkruan në njoftimin e bërë nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

    Ndërsa ndryshe nga vitet tjera “Berlinale Preselection” këtë herë do të shfaq vetëm filma të metrazhit të gjatë artistik dhe dokumentar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark