Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoxhaj: Dështim poshtërues i Qeverisë Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoxhaj: Dështim poshtërues i Qeverisë Kurti

    Insajderi
    01 July 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Kosova nuk u përfshi në programin 7.5 miliardë euro të Bashkimit Evropian.

    Hoxhaj tha se ky është dështim poshtërues i Qeverisë Kurti.

    Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, thuhet në reagimin e Hoxhajt në “Facebook”.

    Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark