Kosova i jep lamtumirën e fundit viktimave të sulmit në Mynih - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i jep lamtumirën e fundit viktimave të sulmit në Mynih

    Insajderi
    26 July 2016 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Mynih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

    Diamant Zabërgja  21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00 .

    Ndërsa viktima tjetër e sulmit në Mynih, Armela Segashi  14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.

    Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

    Me rastin e kësaj tragjedia Kosova të dielën ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark