Kosova i ka borxh të rënëve të Koshares - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i ka borxh të rënëve të Koshares

    Insajderi
    09 April 2016 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë homazhe të shtunën në Koshare, në ditën kur shënohet 17 vjetori i një beteje të rëndësishme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë në këtë vend.

    Mustafa ka thënë se dëshmorët e Koshares u flijuan për të ardhmen e lirë të Kosovës.

    “Ne si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës, ua kemi borxh atyre të punojmë me tërë dijen dhe me tërë përkushtimin tonë për të jetësuar ëndrrat dhe idealet e tyre, Kosovën e integruar në familjen e madhe të kombeve të lira dhe qytetëruara euroatlantike,” ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

    Më herët gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se beteja e Koshares është një nga më të rëndësishmet të UÇK-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark