Kosova ka veç 1 mijë e 469 kuaj, mushka e gomarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ka veç 1 mijë e 469 kuaj, mushka e gomarë

    Insajderi
    17 July 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova në vitin 2022 pati rreth 10 mijë krerë gjedhe më pak se më 2021.

    Kështu të paktën thotë një raport i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

    Numri i saktë i gjedheve më 2022 ishte 250 mijë e 899 ndërsa më 2021 kjo shifër ishte 260 mijë e 528, njofton klankosova.tv duke u bazuar në një analizë të ASK-së.

    Ani se ishin më pak se një vit më parë, gjedhet, megjithatë, janë në vendin e parë përsa i përket kafshëve shtëpiake që i mbajnë e kultivojnë kosovarët.

    Në të dytin, gjithnjë sipas ASK, janë delet që gjithsej në vend janë 204 mijë e 110 krerë.

    Në vendin e tretë renditen derrat. Kosova më 2022 numëroi 45 mijë e 420 krerë të këtij lloji kafshësh.

    Goxha i pakët është numri i njëthundrakëve, ku bëjnë pjesë kuajt, mushkat e gomarët. Numri i këtyre kafshëve, bashkërisht, mezi mbërrin në 1 mijë e 469.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark