Kombëtarja A e Kosovës në hendboll ka fituar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në ndeshjen stërvitore të zhvilluar të premten mbrëma në Shkup, të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë fituar me rezultat 26:23.
Më efikasi nga Kosova ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi. Nga një gol e shënuan Festim Mustafa, Rron Ramadani e Atdhe Basholli, ndërsa dy gola i kishte Armend Alaj.
Të dy selektorët e shfrytëzuan takimin për të provuar skema të ndryshme taktike.
Tjetër ndeshje kontrolluese me Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillohet të shtunën mbrëma në Shkup.