Dogana e Kosovës ka kthyer prapa një maune me produkte te Serbisë. Sic njoftohet, kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa reciproke me Serbinë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunën e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë për REL zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.