Kosova lidh marrëveshje ushtarake me dy shtete të fuqishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kosova lidh marrëveshje ushtarake me dy shtete të fuqishme

    Insajderi
    09 March 2022 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sinjaleve që dha presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, vendi ynë ka bërë lëvizjet e para.

    Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se një marrëveshje e tillë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës dhe ndërveprimin e tyre me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s.

    “Marrë në konsideratë raportet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve mike si dhe vullnetin e përbashkët të FSK-së që të jetë pjesë aktive ushtarake krah vendeve partnere, kemi marrë iniciativën për të lidhur marrëveshje me Republikën e Turqisë”, deklaroi Mehaj.

    Është miratuar edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë që i lejon FSK-së të zbarkojë në Poloni me qëllim që të merr pjesë në operacionin “Atlantic Resolve” bashkë me Gardën e shtetit amerikan të Iowa-s.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka theksuar se edhe kjo nismë është ka për qëllim rritjen, zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes shteteve anëtare të NATO-s


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark