×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kosova me linjë direkte ajrore për në Paris

    Insajderi
    01 July 2016 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se është lëshuar linja e drejtpërdrejtë ajrore Prishtinë-Paris.
    “Falë angazhimit të subjekteve vendore të aviacionit civil, përkatësisht transportit ajror, për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë formë transporti, vazhdimisht po krijohen kushte e lehtësi për udhëtim të shpejtë, komod dhe me kosto më të favorshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

    Pas Berlinit, destinacion ky në të cilin operimet kanë filluar kohë më parë,ky është destinacioni i dytë për në Bashkimin Evropian, për të cilin çmimet e biletave fillojnë nga 30 euro.

    Ministria thotë se kjo është edhe një nga dëshmitë se politikat e saj zhvillimore po japin rezultatet e duhura në zhvillimin e tregut në baza konkurrente.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark