×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova luan sonte me Lituaninë teksa po e pret vendimin e UEFA-s për lojën me Rumaninë

    Insajderi
    18 November 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, përballë Lituanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Dardanët, të cilët janë në pritje të një vendimi nga UEFA për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë, synojnë të mbyllin ciklin e ndeshjeve me një fitore. Pas rikthimit të ekipit në atdhe të shtunën, futbollistët kanë ushtruar lehtë gjatë fundjavës për të qenë në formë të plotë për sfidën e sotme.

    Trajneri Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Kosovës, duke i dhënë mundësi edhe disa lojtarëve të rinj të dëshmojnë veten në këtë përballje që mund të mos ketë shumë ndikim në renditje, pasi Kosova është tashmë e dyta në grup, me 9 pikë, tri më pak se Rumania.

    Megjithatë, një pjesë e madhe e vëmendjes mbetet te ndeshja e ndërprerë ndaj Rumanisë, ku Dardanët u tërhoqën nga fusha për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

    UEFA ende nuk ka marrë një vendim për këtë ndeshje, e cila ishte e barabartë 0:0 deri në minutat shtesë.

    Pavarësisht kësaj, fokusi i Kosovës është te Lituania, që e kishte mundur në ndeshjen e parë në udhëtim.

    Kosova është favorite për të marrë tri pikët e plota në këtë përballje dhe për të përmbyllur fazën e grupeve me një fitore.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet sonte në Prishtinë, me start nga ora 20:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark