
Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të SHBA’së për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh avancim në fushën e mbrojtjes.
“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimit strategjik, në koordinim të plotë me SHBA’në, ka iniciuar lidhjen me marrëveshjen kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA’ve. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dy palët të angazhohemi në avancimin e fushave të mbrojtjes. Në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet, kërkoj miratimin në parim të nismës për lidhjen e kësaj marrëveshje ndërshtetërore”, ka thënë ai.
Marrëveshja kornizë është miratuar në parim në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës. /Insajderi.org/