Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s

    Insajderi
    18 September 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës e ka bërë një përparim historik në ranglistën e FIFA-s

    Dardanët e kanë regjistruar pozitën më të mirë ndonjëherë, që prej pranimit në UEFA e në FIFA.

    Ekipi i Franco Fodës e sheh veten në pozitën e 91-të duke përparuar për katër pozita.

    Verdhekaltrit ishin në vendin e 95-të në renditjen paraprake, shkruan “Gazeta Express”.

    Por, fitorja e madhe ndaj Suedisë i ndihmoi Vedat Muriqin me shokë që ta përmirësojnë pozitën në këtë ranglistë, përkundër humbjes së thellë nga Zvicra.

    Kosova i ka 1262.1 pikë, ndërsa gjendet përpara Sirisë dhe prapa El Salvadorit në renditje.

    Ndërkohë, përparim në këtë renditje pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila u ngrit për dy pozita.

    Trupa e trajnerit Sylvinho tash e sheh veten në vendin e 66-të në krahasim me atë të 68-të sa ishte në muajin e kaluar.

    Kuqezinjtë i kanë 1380.66 pikë dhe gjenden përpara Emirateve të Bashkuara Arabe dhe prapa Hondurasit.

    Shqipëria e mposhti Gjibraltarin në miqësore në këtë muaj, 1:0 dhe më pas edhe Letoninë me rezultat identik në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark