Fakti që Kosova është renditur më lartë se Australia në ranglistën globale të shpejtësisë së internetit, ka tërhequr edhe vëmendjen e tabloidit britanik, Daily Mail, i cili raportoi të mërkurën lidhur me të dhënat e fundit për shpejtësinë e internetit në botë.
Siç shkruan Daily Mail, Australia ka rënë pesë vende më poshtë në renditjen globale për shpejtësinë e internetit – madje ka rënë më poshtë sesa Kosova dhe Tajlanda.
Të dhënat e publikuara nga organizata “Global Index Speedtest” për muajin janar treguan se Kosova ka mesatare më të lartë se 33 megabajt në sekondë të shpejtësisë së internetit, duke e lënë poshtë Australinë.
Ndërkaq, vendi me shpejtësinë më të madhe të internetit në botë është Singapori që ndiqet nga Hong Kongu në vendin e dytë. /Insajderi.com