×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lajmi i mirë për sportin e Kosovës, kaq xhudistë do të marrin pjesë në Grand Slamin e Parisit

    Insajderi
    01 February 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të jetë pjesëmarrëse me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit.

    Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës.

    Gara do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt.

    Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga pesë kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.

    Nga Kosova, pjesëmarrës do të jenë këta xhudistë:

    Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg), Shpati Zekaj (-100 kg).

    Sipas njoftimit, Distria, Nora dhe Flaka do të ndeshën të premten; Laura, Akili e Cena të shtunën; kurse Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj do të ndeshën të dielën.

    Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark