Kosova me tregolëshin e Muriqit kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kosova me tregolëshin e Muriqit kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve

    Insajderi
    23 March 2025 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë ndaj Islandës, në kuadër të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” kanë siguruar kalimin në Ligën B të këtij kompeticioni, pasi e mposhti Islandën 5-2 në dy ndeshje.

    Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën e fitoi 3-1 sonte në Spanjë.

    Ishte Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i ndeshjes, i cili me tregolëshin e tij siguroi fitoren e Kosovës.

    Fillimisht, golin e parë në ndeshje e shënoi Islanda me anë të Oskarsson në minutën e dytë të ndeshjes pas një hutie në mbrojtjen e Kosovës.

    Muriqi pastaj shënoi dy gola për 10 minuta, në minutën e 36-të dhe të 47-të të pjesës së parë.

    I njëjti golashënues ishte edhe në golin e tretë, në minutën e 79-të, për të siguruar fitoren e madhe të Kosovës në Spanjë.

    Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë në Ligën B.

    Herën e kaluar kishte konkurruar në Ligën C, duke dalë e dyta në një grup me Rumaninë, Lituaninë e Qipron.

    Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë në qershor, në kuadër të miqësores ndaj Armenisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark