Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

    Insajderi
    11 June 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta (PPR – Peste des Petits Ruminants) në disa rajone të këtij vendi.

    Ky vendim vjen pas rivlerësimit të situatës epidemiologjike dhe përhapjes së vazhdueshme të sëmundjes në zona të reja, duke shtyrë autoritetet të zgjerojnë masat parandaluese.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndryshon masën ndalese se pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi. Nga sot masa e ndalese vlen për gjithë territorin e Shqipërisë. Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftim.

    “Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës”.

    “AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark