×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova në katër vitet e fundit i ka humbur mbi 210 mijë banorë”

    Insajderi
    12 July 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të shifrave të regjistrimit të popullsisë.

    Ai tha duhet bërë veprime politike emergjente.

    Përmes një postimi ne “Facebook” Krasniqi, ka deklaruar se përkundër vonesave dhe shtyrjeve të shumta të regjistrimit të popullsisë nga ana e Qeverisë, më në fund, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikoi numrin e banorëve rezidentë në vendin tonë.

    “Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë”, ka shkruar ai.

    Tutje Krasniqi ka shtuar se sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë.

    Sipas tij qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre.

    “Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, ka thënë Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark