Kosova në mesin e 24 shteteve me shumicë myslimane që i "shpëtoi" urdhrit të Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në mesin e 24 shteteve me shumicë myslimane që i “shpëtoi” urdhrit të Trump

    Insajderi
    26 February 2017 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e 24 shteteve me shumicë myslimane që nuk u janë pezulluar vizat për hyrje në Shtetet e Bashkuara, janë edhe Kosova e Shqipëria.

    Sipas një liste të përgatitur nga Universiteti i Michiganit në Amerikë, 24 shtete me shumicë myslimane kanë shpëtuar nga urdhri i presidentit amerikan, Donald Trump.

    Përmes një urdhri ekzekutiv, Trump i ndaloi hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve sirianë, deri në një njoftim të dytë.

    Ai pezulloi gjithashtu me 3 muaj lëshimin e vizave për shtetasit nga 6 vende të tjera me shumicë myslimane, përfshirë Iranin, Irakun, Jemenin e Libinë.

    Mbi bazë të urdhrit të firmosur në Pentagon pas ceremonisë së betimit të sekretarit të ri të Mbrojtjes, gjeneral James Mattis, ishte pezulluar edhe pranimi i të gjithë refugjatëve për 4 muaj. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark