Lojtarët e Kombëtares së Kosovës në lojën e famshme “Counter Strike 2”, e kanë kaluar me shumë sukses fazën grupore të Botërorit që këtë vit mbahet në Riyadh të Arabisë Saudite.
Kosova përfundoi e dyta në plasmanin e përgjithshëm në kualifikimet regjionale që organizohen nga Federata Ndërkombëtare e Esports.
Ekipi i Kosovës i përbërë nga Arbnor “Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Butrint “HYPERI1” Gashi dhe Arlind “debO” Sadiku, fituan nëntë pikë gjatë fazës së grupeve të garës së famshme të lojërave elektronike.
Ndonëse ishin në grup të fortë, lojtarët e Kosovës me paraqitje të jashtëzakonshme arritën me sukses të kalojnë në plejofin që siguron paraqitjen në Botërorin e lojës së famshme elektronike, “Counter Strike”.
Në plejof, Kosova të hënën (nesër) do të përballet me ekipin e parë nga Grupi D.