Shkruan: Fadil Kajtazi
Brishtësia e shtetit të i atribuohet kryesisht paaftësisë së shqiptarëve për të mënjanuar status qun e imponuar nga Serbia.
Ne kemi tërhequr vërejtjen në vazhdimësi se interesi i Serbisë është që shtetësia e Kosovës të sabotohet në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u “ngrirë” si çështje, me të vetmin qëllim, që në rast të ndryshimeve globale ajo ta përdorë ushtrinë për ta okupuar. Natyreisht se kjo “ngrirje” në kushtet e Ballkanit të ngrohet nuk do të mund të bëhej pa importimin e akullit rus të Sibirit.
Një nga faktorët që determinuan këtë gjendje është ai i mosnjohjes së kapaciteteve mësymëse hibride të Serbisë, për ta imponuar këtë gjendje në planin e brendshëm, i cili domosdo reflekton edhe në atë ndërkombëtar. Askush nga forcat politike dhe shtetërore nuk janë marruar seriozisht me këtë faktor, për të cilën ka pasur sinjale të mjaftueshme.
Qysh në janar të 2004, Shefi i inteligjencës ushtarake serbe deklaron me një medium se “Në vitin e fundit kemi arritur që ta ripërtërijmë, përkatësisht të sigurojmë prezencë operative mu në kreun e lëvizjes separatiste, në kreun e organizatave terroriste të cilat veprojnë atje dhe që kanë degët në jug të Serbisë. Tani atje kemi një numër të shtuar të operativistëve, dhe atë në pozicionet e duhura, nga të cilat mundemi të përcjellim gjithçka”
Pastaj, nga organizata kredible ndërkombëtare është publikuar efektivi i 720 spiunëve të shërbimeve inteligjente serbe gjatë regjimit të Millosheviqëit, ku rreth 200 ishin në UÇK”. Edhe me kushtin se ky kontingjent është i fryrë, dhe për real mund të merret numri i përgjysmuar, pyetja e parë që është dashtë të shtrohet ka qenë ajo: ku gjendet ky efektiv?
Natyrisht se ai nuk merret me punimin e arave, por gjendet te “kreu” ku thotë Stojanoviq, dhe gjatë gjithë kohës ka sabotuar, apo ka imponuar politika të gabuara. Natyrisht se sabotimi nuk bëhet duke treguar se jam spiun serb, por duke manifestuar patriotizëm 24 kadad.
Në luftën speciale, (hibride, me të renë), nuk mund të kesh efektet e nevojshme nëse nuk ke prezencë te të gjitha palët, për arsye se nuk mundë t’i fitosh të gjitha copat me të cilin synon ta formosh mozaikun e dëshiruar.
Prezenca e operativëve e shërbimeve inteligjente serbe në te njëra palë Kosovare që ishte në pushtet, e vetëdijshme se vështirë lëkund kauzat e tyre, (Kosova e pavarur, e integruar në BE, dhe NATO, në marrëdhënie me SHBA), u orjentua të ndikoj në stërkeqen e tyre, në radhë të par duke degraduar në pikëpamje kadrovike; si në PDK, LDK, AAK, që nga lufta e këndej u bë një pastrim duke mënjanuar kuadro profesionale, të dëshmuara kombëtarisht dhe të pa korruptuara. U instalua mendësia e afrimit të kuadrove për loçkë të zemrës, të dëgjueshëm, dhe të përdorshëm. Po të shikohen vetëm legjislaturat e kuvendit nga viti 1992 e këndej, është shumë e lehët për të konstatuar këtë gjendje. Së dyti, po të shikohen kryesitë e partive në nivel degësh dhe qendre, vërehet se dominon në shumicë kuadri injorant për loçkë të zemrës nga niveli i kuvendit dhe qeverise e deri ne zyrat e komunave;
Së dyte, te partia e “ndryshimit” strukturat e shërbimeve inteligjente serbe, krijuan kauza e dërmojnë në themel shtetësinë e Kosovës të krijuar me gjakun e derdhur rrëke. Së pari kauza që na konfrontojnë me garantuesin e shtetësisë tonë (bashkësinë ndërkombëtare), me sponsorin kryesor të mbrojtjes SHBA. Në një analizë që VV i bënë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë me 1999, (të cilën e ka fshirë pasi morri pushtetin) e fajëson atë për ndërhyrje ilegale në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Pastaj kauza e bashkimit kombëtarë u krijua për të kontestuar tre parimet bazë mbi të cilët u hartuan Parimet e Pakos së Ahtisarit për të shpallur pavarësin e Kosovës, e të cilat i ka vendosur Grupi i Kontaktit ku ka votuar edhe Rusia. (Nuk ka kthim në gjendjen e para 10 qeshorit 1999; Nuk ka ndarje të Kosovës; Kosova nuk ka të drejt t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër)
Dhe e gjithë kjo u bë për ta bërë Serbia Kosovën “çështje” në marrëdhëniet ndërkombëtare, nga ajo ishte drejt mbylljes, pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nuk ma merr mendja se goditja e Kuvendit të Kosovës me antitank, sulmet e RTK dhe shtëpive të gazetarëve me bombë, ishin interes i qytetarëve të Kosovës, përpos që ishin kombinime agjenturore serbe të cilat VV i realizoj.
Me gjithë degradimet që bënë paraardhësit e “ndryshimit”, dy janë momentet që çdo kush që e do këtë vend duhet t’i ketë për bazë në vetëdijen e vet politike. E para, ikja e momentit që për asociacionin të vendoset sipas Kushtetues së Republikës së Kosovës, ku në dokumentin final të nënshkruar nga Mogerini dhe Isa Mustafa, firmën kishte hedhur edhe Vuçiq; dhe momenti i dytë, mos përmbyllja e demarkacionit me malin e Zi në kohën kur BE na kishte vënë si kusht për liberalizim të vizave dhe na kishte futur në paketë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Këto dy akte, dëmtuan rënd proceset integruese dhe zhvillimore të Kosovës dhe duhet të kenë qenë kombinime agjenturore të shërbimeve inteligjente serbe: së pari sikur të ishte vendosur çështja e asociacionit sipas asaj që ishin marr vesh Isa Mustafa, Mogerini dhe Vuçiq, Serbia do të ishte pa një argument të fuqishëm në përmbylljen e procesit me Kosovën, do të shkaktohej efekt të serbet e veriut se pavarësisht fjalëve që Vuçiq thotë, veriu praktikisht do të jetë i integruar në republikën e Kosovës.
Së dyti, liberalizim nuk do të thotë vetëm lëvizje e lirë e qytetarëve në Evropë, por ai krijon një marrëdhënie të re ndërkombëtare të Kosovës, një gjendje tjetër dhe në raport me shtetet e BE që nuk kanë njohur Kosovën. Natyrisht se asociacioni dhe liberalizimi do të rrisnin temperaturën në mënyre të konsiderueshme sa për ta filluar shkrirjen e akullit siberian me të cilin Serbia e ka ngrirë çështjen e Kosovës.
Ky moment iku fal angazhimeve në radhë të par të Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit. Ata krijuan kauzën e humbjes se Çakorrit dhe Kullës, duke e ditur mirë së ndarja e Jugosllavisë ishte bërë sipas Parimeve të Badinterit, të cilat thonë se “kufijtë administrativ të njësive federale shndërrohen në kufij shtetëror” ku aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare në rastin kontekstit Kroato-Slloven, që demarkimi të bëhet sipas hartave të kadastrave, ishte i mjaftueshëm për të kuptuar gjendjen reale të kësaj çështje.
Fakti se Vjosa votoi të njëjtin kufi në qeverinë e Ramush Haredinajt dhe Albini nuk e pengoi këtë votim, flet për sabotim të qëllimshëm të tyre të shtetit të Kosovës.
Fakti se Albini hoqi flamurin kombëtar nga zemra dhe vendosi kravatë, dhe fakti që më nuk e vendos më flamurin kombëtar në Çakor e Kullë, na flet shumë për këtë njeri kontrovers.