Kosova nuk është në agjendën e Këshillit të Europës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nuk është në agjendën e Këshillit të Europës

    Insajderi
    19 May 2022 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zvogëluar gjasat për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Kjo pasi aplikimi i vendit tonë, nuk do të jetë në agjendën e diskutimit në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që do të bahet të premten në Torino të Italisë.

    Këtë gjë për tëvë1 e ka konfirmuar zyrtarët për informim të Këshillit të Evropës.

    I pyetur nga Tëvë1, nëse në takimin e datës 20 maj do të diskutohet për aplikimin e Kosovës, zëdhënësi i Këshillit, Holtgen Daniel, është përgjigjur vetëm me pesë fjalë “Nuk është në rend dite”.

    Konfirmim të ngjashëm për tëvë1 ka dhënë edhe një zyrtar tjetër i kësaj organizate, Vojnovic Dusan.

    “Ende nuk është caktuar një datë për diskutimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim”, tha ai.

    Mirëpo, që nga 12 maji, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjasat shiheshin të mëdha që aplikimi ynë të diskutohej në takimin e së premtes.

    E këtë zvarritje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare, politologu Dritëro Arifi, po e konsideron si fitore të vendeve jodemokratike.

    Tani në këto rrethana gjasat për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës janë zbehur, ndonëse në vazhdimësi kemi pasur deklarata të shteteve të fuqishme që do ta përkrahin vendin tonë për anëtarësim në këtë organizatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark