Patriarku serb, Irinej ka thënë sot se ajo çfarë po ndodhë në Kosovë është një padrejtësi e madhe e të fuqishmëve ndaj një pakice të vogël siç janë serbët.
Megjithatë përkundër këtyre ai tha se, nuk do ta lejojnë asnjëherë që Kosova të shkëputet nga Serbia, shkruan Zëri.
“Mund të duket në ashtu mirëpo Kosova asnjëherë nuk do të humbet e as ne”, ka thënë Irinej shkruan agjencia e lajmeve Tanjug.
“Kosova nuk është gjeografi. Kosova është Jerusalem. Vendi ynë i shenjtë. Gjithçka që ka të bëjë me rrënjët dhe kulturën tonë. Gjërat më të shenjta për ne janë atje”, ka shtuar Irinej. /Insajderi.com