Kosova për 24 orë: Një i vdekur në aksident, 35 të lënduar dhe afro 2 mijë gjoba trafiku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova për 24 orë: Një i vdekur në aksident, 35 të lënduar dhe afro 2 mijë gjoba trafiku

    Insajderi
    10 August 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Një i ri, i cili ishte aksidentuar më 16 korrik, ka ndërruar jetë dje, më 9 gusht.

    Sipas statistikave të Policisë, janë shënuar edhe 35 aksidente me të lënduar.

    Ndërkohë, 82 aksidente të tjera janë regjistruar si aksidente me dëme materiale.

    Policia ka pasur mjaft punë me shkelësit e rregullave në trafik, pasi që janë shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 984 gjoba, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark