Kosova përkujton 18-vjetorin e masakrës së Reçakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova përkujton 18-vjetorin e masakrës së Reçakut

    Insajderi
    14 January 2017 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”.

    Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.(REL)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark