KOSOVA PËRKUJTON VIKTIMAT E 11 SHTATORIT në ShBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KOSOVA PËRKUJTON VIKTIMAT E 11 SHTATORIT në ShBA

    Insajderi
    11 September 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

    Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-së, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit  Kadri Veseli, nën patronazhin e të cilit do të mbahet kjo akademi.

    Po ashtu, pritet të flasë edhe Agim Rexhepit nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

    Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në ShBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark