Kosova pësojnë humbje nga Ukraina pas një serie prej 14 ndeshje pa humbje – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pësojnë humbje nga Ukraina pas një serie prej 14 ndeshje pa humbje

    Insajderi
    05 April 2024 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

    Dardanet janë mposhtur nga Ukraina, në ndeshjen e zhvilluar në Antalia, me rezultat 2-0, në kuadër të Grupit 4 në Ligën B.

    Të dy golat Ukraina i shënoi në pjesën e parë. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 28-të, kur Anna Petryk shënoi nga penalltia.

    Gjashtë minuta më pas Tamila Khimich realizoi për 2-0.

    Deri në fund të dyja ekipet patën disa mundësi tjera shënimi, por rezultati mbeti i pa ndryshuar.

    Ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B4 Dardanet e zhvillojnë kundër Uellsit, të martën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa pjesë e grupit është edhe Kroacia.

    Në fund të këtij rrethi, tri pozitat e para kalojnë në “play-off”, derisa vendi i fundit bie në Ligën C, për ciklin e ardhshëm kualifikues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark