×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kosova pjesë e dokumentarit “Jugosllavia iluzion”

    Insajderi
    22 February 2017 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është realizuar një dokumentar mbi zhvillimet nëpër të cilat kaloi Jugosllavia në të 80-tat dhe 90-tat. Filmi ky i cili titullohet “Illusion Yugoslavia” i realizuar nga ARTE F në Francë me regji të Vincent De Cointet.

    Ai është transmetuar në televizionin gjerman “ARTEde”, në dy pjesë dhe tregon mbi luftërat e përgjakshme në Jugosllavi dhe reagimin e botës ndaj kësaj situate në Ballkan.

    Dokumentari tregon mbi qeverinë e Titos, atë të Aleksandrit të Parë dhe Republikës Federale Socialiste, të gjitha qeveri jetëshkurtra. Kosova dosido është pjesë e dokumentarit, si një prej grupeve etnike ish jugosllave që është prekur nga një luftë, edhe kjo e shkaktuar nga Serbia, shkruan KultPlus.

    Ekspertët e ndryshëm nga Ballkani dhe dikur Jugosllavia vijnë në dy pjesët e dokumentarit, e para 56 minuta dhe e dyta 55 minuta, për të treguar e analizuar shkaqet se pse u ndanë shtetet.

    Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

    Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark