Kosova shënon përmirësim në raportin për progresin demokratik- Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova shënon përmirësim në raportin për progresin demokratik- Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet

    Insajderi
    01 April 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është renditur në pozitën e 62 sipas raportit të institutit V-Dem me bazë në Suedi për progresin demokratik të shteteve.

    Për këtë renditje ka reaguar kryeministri, Albin Kurti, i cili thotë se Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor

    Në këtë raport, Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.

    “Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti për vitin 2024 i vdeminstitue ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark