Kosova shpall ditë zie
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ditën e diel ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Munichut. “Vendosa të shpall Ditë Zie ditën…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ditën e diel ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Munichut.
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”. /Insajderi.com