Policia e Kosovës pretendon se që nga shtatori i vitit të kaluar, nuk është raportuar asnjë kosovar të ketë shkuar në vendet e luftës në Siri apo vende tjera.
Mirëpo, ky fakt nuk e bën Kosovën më pak të rrezikuar nga sulmet terroriste, thonë deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët ftojnë institucionet e sigurisë që të jenë me të përgatitura se sa që janë.
Aktualisht në Siri dhe Irak, sipas Policisë së Kosovës dyshohet të jenë rreth shtatëdhjetë luftëtarë nga Kosova.
Në Siri dhe Irak dyshohet se janë rreth 70 luftëtarë, ndërsa gjatë vitit të fundit policia ka iniciuar hetime ndaj 119 personave, nga ky numër janë arrestuar 102 persona, ku janë dënuar 34 persona”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se nga viti i kaluar nuk ka kosovarë që kanë shkuar në këto luftëra.
“Mund ta veçojmë se që nga muaji shtator i vitit të kaluar nuk ka të raportuar asnjë person që ka arritur të shkojë në vendet e konfliktit-luftës”, është shprehur ai, duke theksuar se masat e ndërmarra parandaluese ndaj gjithë atyre personave që ishin pjesë apo kanë rekrutuar njerëz, tregon për rezultatet që kemi sot, në krahasim me dy vitet e kaluara.