Kosova është shumë pranë një arritjeje historike, duke mbajtur vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s, pas fitoreve ndaj Lituanisë dhe Qipros, që e ndihmuan të ngjitet për katër pozita.
Në ranglistën e publikuar në shtator, Kosova ishte e 105-ta, por pritet që në listën që do të publikohet më 24 tetor të arrijë vendin e 101-të.
“Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër përfshirjes në mesin e 100 vendeve të para në klasifikimin e FIFA-s. Kosova ka mundësinë ta realizojë këtë qëllim në ndeshjet e nëntorit ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.
Nga ana tjetër, Shqipëria gjithashtu pritet të ngjitet për dy pozita pas fitores ndaj Gjeorgjisë, duke u rikthyer në vendin e 65-të në këtë klasifikim, edhe pse pati një humbje nga Çekia me rezultat 2-0 gjatë muajit.