
Sipas njohësit të religjionit, Rabbi Joshua Stanton, një hebre që drejton disa organizata që ndërlidhen me bashkëpunimin ndërfetar, Kosova është një vend në të cilin si në pak shtete në botë, po jep shembullin sesi qytetarët me dallime fetare bashkëjetojnë.
Në një shkrim autorial të botuar në gazetën “Huffington Post”, Stanton shkruan se Kosova është një guidë për bashkëpunimin mes myslimanëve dhe hebrenjve.
“Imagjinoni këtë: një vend që vetëm para disa dekadash ka qenë në një konflikt është bërë një vend në të cilin bashkëjetesa fetare është në nivel të duhur. Kosova është një vend i ri në të cilin dallimet fetare nuk bëhen pengesë për të bashkëjetuar”, ka shkruar Stanton.
Këtë përshtypje ai thotë ta ketë krijuar gjatë pjesëmarrjes në Konferencën “Interfaith” që organizohet në Kosovë për të vënë në pah bashkëjetesën mes feve të ndryshme në vend./Insajderi.com