Republika e Kosovës sot mban ditë zie në nderit në viktimave të Mynihut të Gjermanisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar dje se ditën e diel e ka shpallur ditë zie.
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në facebook.
“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka shkruar më tej presidenti Thaçi./Insajderi.com