Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dhabi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dhabi

    Insajderi
    20 May 2016 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i udhëhequr nga Sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së Financave të këtij vendi, Younis Al Khouri.

    Ministri Selimi ka falënderuar Al Khourin për përkrahjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës si dhe për lobimin e vazhdueshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Selimi e ka informuar delegacionin e Emirateve për iniciativën për hapjen e Ambasadës në Abu Dhabi si dhe për zhvillimet në vend, njofton MPJ përmes një komuniaktë për media.

    Ministri e ka njoftuar delegacioni edhe për prioritetet e politikës së jashtme, për aktivitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës rreth tolerancës dhe dialogut ndërfetar si dhe për aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në strukturat euroatlantike.

    Ministri Selimi ka përshëndetur arritjen e marrëveshje si, për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve ashtu edhe për eliminimin e tatimeve të dyfishta, duke potencuar që marrëveshjet në fjalë do të krijojnë mundësitë më të mira për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve, thuhet në komunikatë.

    Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Khouri, ka uruar ministrin Selimi për nismat e njohura të dialogut ndërfetar. Ai ka përgëzuar Selimin gjithashtu edhe për arritjet në shtetin më të ri evropian dhe ka paralajmëruar shtim në interesimin e Emirateve për investime në Kosovë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark