Kosova të përfitojë nga përvoja e Këshillit të Evropës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova të përfitojë nga përvoja e Këshillit të Evropës

    Insajderi
    20 July 2016 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Gallucci.

    Hoxhaj ka vlerësuar lart qasjen konstruktive që zyra e KiE-së në Prishtinë ka luajtur në realizimin e projekteve dhe asistencën e rëndësishme që ia ka ofruar Kosovës.

    “Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet dhe të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”, ka thënë ministri Hoxhaj.

    Hoxhaj dhe Gallcuci çështje me prioritet i kanë vlerësuar projektet e KiE-së me theks në programin më të fundit të njohur si “Lehtësimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

    Ky program mundëson që Kosova të përfitojë në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve në kuadër të  mekanizmit monitorues për parandalimin e torturës si dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe përfshirjen e komunitetit RAE në edukim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark