Në ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve Kosova do të shkatërrojë mbi 2 mijë armë të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre.
Në mbështetje nga Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarjes rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra.
Kjo ngjarje do të përdoret edhe për lansimin fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin dhe parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com