Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit serb të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Serbisë, pas së cilës njëri nga anëtarët e Këshillit do t’iu drejtohet mediave, shkruan Kosovo Online.
Ky takim është thirr pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.
Si “kundërpërgjigje” për këtë masë, qytetarët serb mbrëmë në Jarinjë kanë vendosur pankarta me mbishkrime: “Mirë se erdhët në Asocioacionin e Komunave Serbe”./Insajderi.org.