Me dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë.
Kjo është hera e pestë që këta punëtorë po protestojnë dhe kërkesa e vetme e tyre është rikthimi në punë.
Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica, është ftuar në takim brenda ministrisë, ndërkaq punëtorët po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit.