×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”, Ramadani përmend parullën e VV-së si goditje ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe

    Insajderi
    17 July 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së, ka treguar se cilat janë goditjet ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe.

    Ramadani në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kjo luftë ka shënuar dy fitore duke përmendur edhe parullën e famshme të Vetëvendosjes “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”

    “Fitorja e parë e Luftës Hibride ruse e serbe ishte Raporti i Dick Marty-t. Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës”, tha ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Dy goditjet thelbësore ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe!
    1. Fitorja e parë e Luftës Hibride ruse e serbe ishte Raporti i Dick Marty-t.
    Shtrembërimi i të vërtetës së Kosovës mbetet objektiv primar i Serbisë në raport me Kosovën dhe i Rusisë në raport me NATOn.
    2. Fitorja e dytë ishte përhapja (edhe sot e kësaj dite!) e parullës
    “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”!
    Delegjitimimi i proceseve demokratike dhe zhbërja e besimit të popullit të Kosovës në shtetin tonë demokratik ishte nxitur nga operacione influencuese psikologjike të hartuara në Qendrën e Spiunazhit rus në Nish dhe të realizuara edhe përmes Idiotëve të Dobishëm brenda Kosovës.
    Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark