Kombëtarja e Kosovës U19 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Irlandën e Veriut.
Të prag të këtij dueli, tashmë është publikuar formacioni i “Dardanëve” të rinj.
Ndeshja ndaj Sllovenisë U19 do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët” e rinj, por nuk varet gjithçka nga ta.
Kualifikimi tutje i ekipit të udhëhequr nga Adil Maliqi varet edhe nga ndeshja tjetër, mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.
Kosovës U19 i duhet fitorja ndaj sllovenëve, por duhet të shpresojë që Spanja U19 të mos fitojë ndaj Austrisë.
Ndeshja mes Sllovenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet nga ora 12:00 në Lendava.