Kosova U19 shënon fitore bindëse ndaj Gjibraltarit  – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U19 shënon fitore bindëse ndaj Gjibraltarit 

    Insajderi
    02 April 2024 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës për vajza U19 ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të raundit të dytë për kualifikimet e Evropianit 2024 kundër Gjibraltarit, me rezultat 5:0.

    Dardanet e reja të udhëhequra nga Albina Rrahmani bëjnë pjesë në Grupin 3 në Ligën B, e ku fituesi i grupit avancon në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.

    Kosova e nisi mirë ndeshjen, teksa rezistencën e vendaseve e theu në minutën e 27-të, kur Rreze Gashi shënoi golin e parë. Tetë minuta më vonë realizoi Alba Shabani.

    Me epërsinë e dy golave u mbyll pjesa e parë, teksa në vazhdim Dardanet u treguan edhe më efikase, duke realizuar tre gola tjerë.

    Zëvendësuesja Sahare Berisha shënoi dy gola (në minuta 74 dhe 84), kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Ema Kerqota, në minutën e 87-të.

    Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 5 prill kundër Luksemburgut, ndërsa më 8 prill luan ndaj Izraelit. Ky i fundit sot mposhti Luksemburgun, 1:0.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark