Kosova vonohet sa i përket çështjes së lahutës në UNESCO - Insajderi
×
Kulturë

Kosova vonohet sa i përket çështjes së lahutës në UNESCO

Insajderi
11 January 2019 - 13:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacion dhe ndërmarrësi është vonuar sa i përket letrës që planifikonte t’ia dërgonte UNESCO-s. Pasi ajo nuk është dërguar gjatë dhjetorit siç ishte paralajmëruar, planifikohet që kjo të bëhet këtë muaj.

Komisioni planifikon që t’ia bëjë me dije UNESCO-s që lahuta është edhe instrument shqiptar. Por ky reagim do të shkojë në selinë e UNESCO-s më shumë se një muaj prej kur Serbia ia ka arritur qëllimit: “Të kënduarit me gusle” është regjistruar në emër të Serbisë.

Miratimi i propozimit është marrë pas sesionit të trembëdhjetë të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme që u mbajt në Port Louis, Republika e Mauritit, prej 26 nëntorit deri më 1 dhjetor 2018, në Qendrën Ndërkombëtare të Konventës Swami Vivekanada. Aty u vendos që “Të kënduarit me gusle” të merret nën mbrojtje. Studiuesit e kësaj fushe kanë thënë se shtetet shqiptare janë vonuar edhe sa i përket reagimit pas rrethanave të reja. Në mbledhjen e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, në Komision ishte miratuar propozimi dhe ishte paralajmëruar që në adresë të UNESCO-s letra të dërgohej pas datës 13 të atij muaji, koha.net

 

Deputeti Smajl Kurteshi, kryetar i Komisionit parlamentar, kishte qenë ai që e dha propozimin. Të enjten, fiks një muaj pas asaj mbledhjeje, ka thënë se e kanë shkruar letrën dhe janë në fazën finale. Sipas tij, janë angazhuar disa persona për këtë. Ka thënë se të hënën fillojnë punën në Kuvend dhe do të finalizohet letra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark