Franco Foda do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Kështu bëri të ditur gazetari Arlind Sadiku. Sipas tij, tekniku gjerman do të nis punën nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.
Trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili kishte shprehur kandidaturën për trajner të Kosovës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook.
Ai konfirmoi se FFK-ja tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri të ”Dardanëve”.
Batatina ka postuar një fotografi së bashku me Presidentin e FFK-së, Agim Ademin, dhe i ka dhënë një mesazh futbollistëve kosovar.
”Urime dhe suksese trajnerit të ri i cili do emërohet së shpejti nga Kosova. Luanëve të Kosovës, djemëve më të mirë të këtij vendi iu them tri fjalë: luftë, angazhim dhe diciplinë sepse qytetarët e Kosovës duan kualifikim dhe rezultate.FORCA KOSOVA”, ka shkruar Batatina.