KosovaMed po zhvillon trajnime të akredituara nga OIK me nga 10 pikë falas për punëtorët shëndetësor në tërë vendin - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    KosovaMed po zhvillon trajnime të akredituara nga OIK me nga 10 pikë falas për punëtorët shëndetësor në tërë vendin

    Insajderi
    24 June 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve infermierore dhe forcimin e përgatitjes profesionale të stafit shëndetësor “KosovaMed” beson se cilësia e shërbimeve mjekësore dhe sociale është çelësi për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë.

    Çdo hap që ata ndërmarrim ka për qëllim të rrisë sigurinë, kujdesin dhe lehtësinë e shërbimeve mjekësore – duke e bërë kujdesin mjekësor dhe mbështetjen sociale më të afërt, më të arritshme dhe më cilësore për çdo qytetar.

    “KosovaMed” janë të përkushtuar që përmes inovacionit, profesionalizmit dhe dashurisë për profesionin të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.

    Ligjëruesit e trajnuar dhe me përvojë:

    Dr. Sami Rexhepi – neuropsikiatër

    Dr. Behare Bojaxhiu – psikologe klinike

    PhD.c Kushtrim Salihu – infermier në QSHMSHIB

    Qëllimi dhe objektivat:

    Rifreskimi i njohurive bazike dhe adoptimi i metodave moderne të komunikimit dhe kujdesit;

    Rritja e kapaciteteve për përballjen me stresin dhe situatat emocionale në praktikën e përditshme;

    Nxitja e frymës së bashkëpunimit, motivimit dhe ndarjes së përvojave profesionale.

    Çështjet kryesore të trajtuara:

    Komunikimi profesional: ndërtimi i marrëdhënieve efektive dhe empatike me pacientët;

    Stresi dhe djegia profesionale: strategji të mençura për parandalim dhe menaxhim të shterjes psikologjike;

    Kujdesi ndaj pacientëve me probleme të shëndetit mendor: qasje të qëndrueshme dhe humane në kujdesin afatgjatë;

    Roli i infermierëve dhe psikoedukimi: Bashkëpunimi me familjen dhe komunitetin në procesin e rehabilitimit.Ky trajnim ishte pjesë e një serie aktivitetesh që “KosovaMed” po zhvillon në tërë vendin, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve infermierore dhe forcimin e përgatitjes profesionale të stafit shëndetësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark