Kosovare Asllani pritet të paraqitet nga minuta e parë edhe të martën mbrëma kundër Serbisë.
Ndeshja kthyese në mes të Suedisë dhe Serbisë luhet të martën në Stockholm nga ora 19:00.
Ndeshjen e parë të plejofit për Evropianin e vitit të ardhshëm, Suedia e fitoi 2:0 më 28 nëntor në Leskovc.
Kombëtarja që ka rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do ta siguroj kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kosovare Asllani, që më parë ka luajtur për Real Madrid dhe AC Milan, tashmë luan për klubin e London City.