Dy ishujt Saint Kitts dhe Nevis që tash funksionojnë si Federatë, janë dy shtetet e reja në të cilat kosovarët mund të udhëtojnë pa viza. Dy vendet që funksionojnë si demokraci parlamentare por nën rregullat e monarkisë, janë emëruar nga zbuluesi i Amerikës Christopher Columbus.
Qeveria e Kosovës njoftoi sot se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në dy vende që funksionojnë si Federatë, duke i dhënë kështu hapësirë për lëvizje të lirë edhe në 261 kilometra katrorë sa kanë së bashku Saint Kitts dhe Nevis.
Dy ishujt që kanë marrë emrin nga zbuluesi i Amerikës Christopher Columbus në vitin 1493 më vonë ishte koloni e Mbretërisë së Bashkuar nga e cila u pavarësuan në vitin 1983 ndërsa që nga viti 1967 janë pjesë e Shteteve të Bashkuara.
I njohur për trashëgiminë dhe historinë e jashtëzakonshme, të dy ishujt dhe Kosovën i ndanë një distancë mbi 8 mijë kilometra.
Duhen afro 10 orë udhëtim me avion për të mbërritur në ishujt të njohur për mbretëreshën e tyre Elizabeth II që është edhe drejton Federatën. Ajo ka një përfaqësues i cili vepron dhe këshillon kryeministrin dhe kabinetin e tij.
Së fundmi kjo federatë është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme pasi u prek nga virusi Zika.
Politika edhe pse jo me shumë ndikim në jetën 54 mijë banorëve konsiderohet si problematike për shkak të rregullave mbretërore.
Megjithatë turizmi është arma e fortë e këtyre ishujve por pushimi atje është i shtrenjtë pasi shumica e hoteleve janë luksoze.